Qytetarët e Kosovës sot që nga ora 07:00 e mëngjesit kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
Një të drejtë të tillë e kanë ushtruar sot edhe familja e komandantit legjendar Adem Jashari.
Anëtarët e familjes Jashari, të prirë nga Rifat Jashari kanë shkuar në qendrën e votimit me flamurin kombëtar.
Pas hedhjes së votës nga Rifat Jashari, të njëjtën e ka bërë edhe kandidati për kryetar Bekim Jashari së bashku me bashkëshorten e tij./Gazeta Enigma.