“Me gjuhë të Beogradit”, “Këqyre gazetën tënde” / Haxhiu e Ramabaja diskutojnë për gjuhën e urrejtjes

“Me gjuhë të Beogradit”, “Këqyre gazetën tënde” / Haxhiu e Ramabaja diskutojnë për gjuhën e urrejtjes

Në Pressing të T7 po diskutohet për polarizimin e shoqërisë kosovare.

Gjatë diskutimit ka pasur edhe mospajtime në mes gazetarit, Baton Haxhiu dhe analistit, Sadi Rambaja.

Haxhiu ka thënë se mediat nuk guxojnë t’ia lejojnë Qeverisë që ta ketë eksluzivitetin e së vërtetës.

Por Rabaja ia tha Haxhiu se Kurti nuk duhet të sulmohet siç pretendon ai “me gjuhë të Beogradit”.

”Kur po thotë që duhet me i ndihmu Qeverisë në këtë moment të ditëve të vështira, por nuk guxojmë me ia lë ekskuzivitetin e së vërtetës që mund të mos jetë i vërtetë”, ka thënë Haxhiu.

“Jo me sulmu me gjuhën e Beogradit”, ia ktheu Ramabaja.

”Kjo pastaj është perceptim nëse ti thua gjuhë e Beogradit, dikush thotë kjo është gjuhë e vërtetë”, vazhdoi Haxhiu.

”Merre muajin nëntor edhe e sheh, edhe gazetën tënde”, tha Ramabaja. 

Related Articles