“Me i pa ju në byfe marre ça bëjnë, mos t’më flasin për patriotizëm “

“Me i pa ju në byfe marre ça bëjnë, mos t’më flasin për patriotizëm “

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli ndër të tjera edhe për raportin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.

Ai tha që të mos flasin ata për patriotizëm, sepse sipas tij, gjatë gjithë kohës kalojnë kohë bashkë në me Listën Serbe në byfenë e Kuvendit.

“Nuk është KQZ-ja që ia merr mandatin ose ia jep mandatin, janë institucionet përkatëse, të cilat e shpallin listë terroriste dhe automatikisht Lista Serbe e humb certifikimit në KQZ. Por, përderisa as mish as peshk, këndej negociojnë fshehur, këndej zgjedhin institucione, votojnë kundër veteranëve bashkë me ta, telefonojnë cilën gjykatës të Kushtetuesës me e zgjedh, këndej na shesin patriotizën, na tranuan, bile mua mos t’më flasin për patriotizën, tjetër kujt le t’i flasin kujt të duan”

“Buzëqeshen, me ardhë me i pa ju në byfe, marre u vjen çka bëjnë me ta, fore e hajgare gjithë ditën rrinë në byfe dhe nuk e kanë problem hiç”, u shpreh tutje Haradinaj.

Related Articles