“Me këtë tempo konstituimi i Kuvendit do të bëhet në Bajramin tjetër”

“Me këtë tempo konstituimi i Kuvendit do të bëhet në Bajramin tjetër”

Analisti politik Dardan Sejdiu, në një deklaratë për media ka kritukuar ashpër të gjithë deputetët duke thënë se secili nga ata ka përgjegjësi, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Sejdiu ka ironizuar edhe me dinamikën që po zhvillohet lidhur me konstituimin e Kuvendit, duke shtuar se me këtë tempo nuk do të kemi Kuvend të formuar deri në Bajramin tjetër.

“Me këtë tempo, me këtë diskutim, me këtë pozicion, nuk shoh që ka rrugë përpara”, tha Sejdiu në “Rubikon”.

Sipas tij, nëse subjekti fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk i ka 61 vota, atëherë duhet ta provojë dikush tjetër.

Related Articles