Me këto fjalë iu drejtohet Zelensky qytetarëve të Evropës

Me këto fjalë iu drejtohet Zelensky qytetarëve të Evropës

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, ka ftuar qytetarët e Evropës që t’iu bëjnë më shumë presion qeverive të tyre për të ndërhyrë në Ukrainë.

“Evropianë, s’do jeni në gjendje të thoni se nuk e keni parë se çfarë ngjau në Ukrainë, çfarë ngjau në Mariupol. Ju e patë. Ju e dini”, ka deklaruar ai.

Ai ka ftuar perëndimin që të shtojë sanksionet ndaj Rusisë, dhe të “bëjë presion” në Moskën zyrtare që ta detyrojë të ulet dhe të negocioi fundin e luftës.

“Ne nuk kemi bërë dhe kurrë nuk do të bënim diçka të ngjashme te qytetarët e Donetsk-ut, Luhansk-ut apo të ndonjë regjioni tjetër”, tha Zelensky, duke iu referuar regjioneve separatiste në lindje te Ukrainës.

“Jo vetëm atyre, po asnjë qyteti tjetër të botës”.

Ai ka shtuar se evakuimi i civilëve po vazhdon dhe deri tash janë shpëtuar 35 mijë qytetarë. Evakuimet janë bërë kryesisht nga qyteti i Sumy-it, Kiev-it dhe Enerhoar-it.

Related Articles