Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi gazetari Vehbi Kajtazi, është kërcënuar me jetë.
Kajtazi u kërcënua përmes një mesazhi të marrë më 8 tetor, në Facebook.
“Unë e ti së bashku në ferr”, thuhet në serinë e mesazheve të dërguara drejt Kajtazit.
“A e di cila është dhimbja më e madhe për një qenie – me ly me benzin – e pas dy min me të shu me zjarrëfikësa – e këtë më përsëritë disa herë deri sa të vdesësh”, lexohet tuje në mesazhet e publikuara.
AGK-ja kërkoi nga policia që të trajtojë me urgjencë rastin.
“AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Gazeta Enigma