Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, kanë njoftuar se në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin D.M., 62-vjeçar banues në Llugaj-Tropojë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, ky automjet ka rezultuar të jetë vjedhur me 12.02.2021, në Mbretërinë e Bashkuar.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, derisa drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.