Janë zbuluar autorët serb të sulmit të kryer ndaj automjetit të ekipit të Top Channel në veri të Kosovës.
Fotografi Jeton Sopa, ka siguruar pamje nga momenti i sulmit, ku shihen dy persona me kapuçë dhe maskë, teksa shkruajnë me bojë simbole serbe në makinën me logo të Top Channel.
Njëri nga autorët më pas i heq targën automjetit duke e hedhur në tokë, dhe largohet me shpejtësi.
Ndërkohë që protestuesit sulmonin makinën e Top Channel, dëshmitare ka qenë edhe një gazetare, e cila nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen por ka vijuar qetësisht telefonatën ndërkohë që sulmohej makina e TCH.
Gjithashtu nga Top Channel bëhet e ditur se kanë bërë denoncim zyrtar në Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.