“Më nxirrni që këtu!” Në gjendje të rënduar psikologjike, Donaldi kërkon të largohet nga “Big Brother VIP”

“Më nxirrni që këtu!” Në gjendje të rënduar psikologjike, Donaldi kërkon të largohet nga “Big Brother VIP”

Duket se Donaldi nuk po kalon orë aspak të mira dhe gjendja e tij psikologjike është shumë e rënduar.

Mbrëmja e djeshme, ballafaqimi me opinionistët dhe videot e Borës duket se e kanë tronditur dhe e kanë bërë edhe më të ndjeshëm. Teksa e gjitha arriti kulmin ditën e sotme kur dikush shkoi në ambientet e shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke bërtitur: “O donald, o maskara!”

Të gjithë këta faktorë duke i shtuar edhe izolimin prej dy muajsh, kanë bërë që Donaldi të kërkojë të dalë nga shtëpia.

Ai ka shkruar sot në një nga xhamat e shtëpisë “Më nxirrni që këtu!”, duke kërkuar largimin nga shtëpia. Si duket ai i kërkon publikut të votojë për ta eleminuar, ose thjesht është një thirrje e brendshme për të treguar se nuk është mirë dhe ndihet i izoluar jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht dhe emocionalisht.

Edhe Bora reagoi për herë të parë. Ajo u kërkoi njerëzve mos ta gjykojnë dhe dëmtojnë Donaldin pasi as ajo nuk po e bënë diçka të tillë. (KLIKO)

Ka ardhur koha që si njerëzit që ndjekin “Big Brother”, ashtu edhe produksioni të reflektojnë dhe të ndërmarrin hapat e duhur./Gazeta Enigma/

Related Articles