Prishtina Football Fest sjell te ju finalen e madhe të Euro 2020. Tre Luanët dhe Azzurët ndeshen për trofeun e lavdisë në historinë e futbollit.
Me organizim unik, në ekranin dhe skenën më të madhe deri më tani, Prishtina është si çdo metropol tjetër. “Me atmosferë, pije të ftohta e argëtim pa limit, përjetoni momente fantastike që do t’i keni gjithmonë kujtim”, kanë shkruajtur organiztorët nikoqirë të këtij eventi që do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.
““Në Prishtina Football Fest”, besuam nga dita e parë që kjo do të jetë finalja e madhe, prandaj i vendosëm flamujt në shesh”, kanë vijuar ata duke paralajmëruar atmosferë festive sportive.
Me aktivitete të ngjashme finalja e Europianit 2020 në futboll, në mes të Anglisë dhe Italisë, pritet të mbahet edhe në qendra tjera të Kosovës si dhe viseve shqiptare gjithandej.
Mbresëlënës është fakti se një mobilizim i tillë organizues është paralajmëruar edhe nga komuna e Preshevës, dhe sic është mësuar, ai do të mbahet në sheshin kryesorë të kësaj qyteze, nën përkujdesjen e drejtpëqrdrejtë të komunës, gjegjësisht kryetares Ardita Sinani.