Më pak se 20 vaksina anti-COVID janë dhënë brenda 24 orëve

Më pak se 20 vaksina anti-COVID janë dhënë brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vetë 17 doza të vaksinës anti-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396  doza të vaksinës.

“Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”.

Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Gazeta Enigma/

Related Articles