Oponionisti, Jusuf Thaçi ka reagur pas panikut që është ngjallur te qytetarët me rritjen e çmimeve në vend.
Thaçi përmes një postimi në Facebook tha se qytetarët nuk duhet të shfaqin panik, sepse në këtë formë vetëm po dëmtojnë xhepin e tyre.
Ai shtoi se kështu po u japin mundësi mashtruesve t’i ngrisin çmimet edhe më shumë.
Thaçi kujtoj kohën kur Kosova ishte në luftë dhe tha se as në atë gjendje, nuk kishin mbetur pa miell, vaj e sheqer.
“Kosova ka qenë në gjendje lufte gjatë viteve 1998-1999. Megjithëse luftë dhe si rezultat i saj vetëm brenda Kosovës ka pasur me qindra-mijëra persona të zhvendosur (shumë prej tyre duke jetuar në male), sërish asnjëherë nuk ka pasur mungesë të artikujve të domosdoshëm për mbijetesë (miell, kripë, vaj, sheqer, etj.). Pra, edhe në ato rrethana të tmerrshme, ka pasur produkte dhe zinxhiri furnizues ka funksionuar”.
“Prandaj, nuk ka asnjë arsye për të bërë panik në këtë kohë, sepse as nuk ka mungesë të produkteve (as nuk pritet të ketë mungesë) e as nuk ka asnjë rrethanë që mund ta ndërpresë zinxhirin furnizues (as nuk pritet të ketë rrethana të tilla)”. /Gazeta Enigma/.