Një shtetase e huaj është gjetur e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira në Tiranë.
Policia e Shtetit njoftoi se shtetasja e huaj, rreth 30-vjeçe, është gjetur pa shenja jete dhe me plagë në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet mprehës.
“Rreth orës 12:55, në rrugën ‘Gjon Muzaka’, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe. Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore”, tha Policia.
Grupi hetimor u tha se po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.