Në ditën e tij më të rëndësishme të diplomimit, shqiptari Shkëmbim Ademi ka vendosur që këtë ceremoni të diplomimit ta bëjë më ndryshe.
I veshur me plis në kokë e me flamur kombëtar, Shkëmbimi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit në Wisconsit të Amerikës.
Shkëmbimi është nga Lugina e Preshevës, nga fshati Miratoc, dhe qysh nga mosha gjashtëvjeçare jeton në SHBA.
Shkëmbimi arriti që në Universitetin e Wisconsinit në Amerikë të diplomojë në Departamentin “Banka dhe Financa”. /Albinfo