Një 22-vjeçar ka bërë që të neutralizojë një të dyshuar që kishte hyrë me shpejtësi të pakontrolluar me veturë në sheshin e Tiranës.
I dyshuari u nxor nga vetura pasi u godit me të dy këmbët nga qytetari me emrin, Klodian dhe më pas ndërhynë edhe qytetarë të tjerë, të cilët e kapën të dyshuarin.
“Erdhi një makinë e aksidentuar drejt turmës së njerëzve në një mënyrë shumë të rrezikshme. Iu hodha me të dy këmbët në xham, nga dera e pasagjerit, dhe e neutralizova për momentin. E mbajtën qytetarët, policia, se di kush ka qenë tjetër. Hedhjen nuk e di si e bëra. E ndjeva, e bëra. Me shtyu jeta e njerëzve të pafajshëm, nuk meriton askush që të vdesë në sheshin Skënderbej pa asnjë arsye. I kam rënë me dy këmbët në fytyrë dhe është shtrirë pastaj e kanë kapur. Makina ishte në ecje.”, deklaroi Klodi, i riu i cili parandaloi një ngjarje që do të mund të përfundonte tragjikisht.