Më shumë djem se vajza lindën në vitin 2024 në Kosovë

Më shumë djem se vajza lindën në vitin 2024 në Kosovë

Sipas raportit të publikuar nga ASK në vitin 2024 kanë lindur më shumë djem se vajza në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes këtij raporti ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet që kanë ndodhur në vitin e kaluar.

Theksohet se në vitin 2024 janë regjistruar gjithsej 31,717 lindje – brenda dhe jashtë Kosovës, ndërkaq prej kësaj shifre vetëm në Kosovë janë lindur 21,487 foshnje, nga të cilat 11,115 ishin djem (51,7%) dhe 10,372 ishin vajza (48,3%).

Burimi i të dhënave raportohet të jetë Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Related Articles