Më shumë se 1 mijë persona u vranë në Gaza derisa po prisnin ndihma

Më shumë se 1 mijë persona u vranë në Gaza derisa po prisnin ndihma

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka thënë se të paktën 1 mijë e 373 persona janë vrarë në Gaza derisa kërkonin ndihmë.

Nga ato, 859 ishin pranë vendeve të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) dhe 514 ishin pranë rrugëve të përdorura nga autokolonat e ndihmave, raporton BBC,

“Të shtënat dhe bombardimet e palestinezëve nga ushtria izraelite kanë vazhduar përgjatë rrugëve të autokolonave të ushqimit dhe në afërsi të vendeve të GHF. Këto incidente kanë vazhduar që kur Izraeli njoftoi pauza humanitare në luftime javën e kaluar”, ka thënë OHCHR.

Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut gjithashtu tha se shumica e viktimave janë burra dhe djem të rinj.

“Çdo person i vrarë ose i plagosur kishte luftuar për mbijetesë, jo vetëm për vete, por edhe për familjet e tyre”, ka thënë tutje OHCHR.

Related Articles