Më shumë se 2 mijë gjoba trafiku dhe 50 aksidente për 24 orë

Më shumë se 2 mijë gjoba trafiku dhe 50 aksidente për 24 orë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 2 mijë e 181 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 50 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 32 vetëm me dëme materiale.

Related Articles