Më shumë se 220 civilë janë vrarë brenda 24 orëve të fundit, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Sipas kësaj zyre, një total prej 227 civilëve ukrainas janë vrarë vetëm nga mesnata e 1 marsit.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë kohore kanë mbetur të plagosur 525 persona.
Zyra gjithashtu paralajmëroi se numri real i vdekjeve mund të jetë “konsiderueshëm më i lartë” për shkak të vonesave të raportimit.
Shifrat e OKB-së vijnë pasi këshilltari presidencial i Ukrainës tha se 2,000 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të vendit.