Më shumë se 250 zjarrfikës po merren me zjarret në Londër

Më shumë se 250 zjarrfikës po merren me zjarret në Londër

Më shumë se 250 zjarrfikës tani po merren me shuarjen e tri zjarreve në Londër.

Rreth 175 zjarrfikës janë në Pea Lane në Upminster, në lindje të Londrës, ndërkaq më shumë se 85 zjarrfikës janë në vendin e dy zjarreve në pyjet Croydon, në jug të kryeqytetit.

Tetë makina zjarrfikëse me 60 zjarrfikës janë dërguar për të trajtuar njërën prej tyre, në Shirley Hills.

Katër makina të tjera zjarrfikëse janë gjithashtu në vendin e një zjarri në Chapel View në jug të Croydon, ku pyjet dhe drithërat janë ndezur.

Related Articles