Më shumë se 30 mijë aplikime për regjistrim të votuesve nga diaspora, kaq prej tyre janë refuzuar

Më shumë se 30 mijë aplikime për regjistrim të votuesve nga diaspora, kaq prej tyre janë refuzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga 29 gushti deri më sot – 11 dhjetor – janë bërë mbi 30,000 aplikime për regjistrim të votuesve nga diaspora, prej të cilave 1,990 janë refuzuar.

Shumica e aplikimeve të refuzuara – sipas KQZ’së – janë për shkak se aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Regjistrimi i aplikuesve nga diaspora do të përmbyllet më 26 dhjetor.

Nga ana tjetër, në takimin e sotëm ku KQZ-ja prezantoi raportin mbi ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt, u theksua se periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës do të vazhdojë deri më 26 dhjetor.

U bë e ditur se deri më 11 dhjetor janë pranuar 3,208 kërkesa për ndërrim të qendrës së votimi.

Po ashtu, KQZ-ja ka bërë të ditur se po vazhdon edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën preliminare të votuesve, e cila do të zgjasë deri më 28 dhjetor.

Related Articles