Zyrtarët ukrainas thonë se më shumë se 400 njerëz janë raportuar të zhdukur nga qyteti ukrainas, Hostomel.
Zyrtari lokal Taras Dumenko, tha se shumica e trupave të banorëve të Hostomel u gjetën në fshatrat fqinjë dhe në qytetin e Buchas.
Ai thotë se rusët duhet të kenë rrëmbyer njerëz, shumë prej tyre për t’i pushkatuar, raporton agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.