Më shumë se 5 mijë e 300 njerëz besohet të kenë vdekur si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Libanit, Derna.
Sipas një ministri në administratën lindore të Libisë, Hisham Chkiouat, deti vazhdimisht po hedh dhjetëra trupa të vdekur në breg.
Bëhet e ditur se të paktën 10 mijë njerëz janë zhdukur, ndërsa 30 mijë njerëz vlerësohet të jenë zhvendosur, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e Kombeve të Bashkuara në Libi, shkruan BBC.
Pas tragjedisë, morgjet dhe spitalet janë të mbushura me trupa e pacientë, ndërsa ekziston nevoja urgjente për ekipe të specializuara mjeko-ligjore dhe të shpëtimit.