Ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi të dielën, por stafi mjekësor thotë se lëvizja e qindra pacientëve që trajtohen atje është e pamundur.
Ekziston gjithashtu shqetësimi për pacientët dhe stafin në një spital tjetër në qytetin e Gazës – Al Shifa – ku situata është përshkruar si “katastrofike” nga kreu i kirurgjisë.
Rreth 55.000 njerëz të zhvendosur brenda vendit, po “pushtojnë çdo metër katrorë” të spitalit Al Shifa , tha Dr Marwan Abusada në një shënim zanor për BBC.
Abusada tha se spitali ishte “i mbingarkuar” dhe pacientët po “pushtonin” korridoret e tij me mbërritjen e gjithnjë e më shumë personave. Rreth 100 pacientë u transferuan në spitale të tjera gjatë fundjavës, tha ai.
“Por ende ne po marrim shumë, shumë, shumë raste. Çdo gjysmë ore, ne pranojmë një numër të madh të të lënduarve”, ka thënë ai.
Mungesa e gjithçkaje, nga anestetikët te qetësuesit e dhimbjeve dhe antibiotikët, po e bën situatën “shumë të vështirë”, shtoi ai. “Ne nuk mund të bëjmë më shumë”.