Më shumë se 99 mijë lëndë civile janë në Gjykata të Kosovës

Më shumë se 99 mijë lëndë civile janë në Gjykata të Kosovës

Rekord i lëndëve civile janë në sirtarët e Gjykatave të Kosovës, ku numri i tyre është mbi 99 mijë.

Detaje rreth tyre ka dhënë Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Shala në emisionin ‘Info Magazine’ ka treguar edhe arsyet se pse ka ndodhur kjo.

“Sa i përket numrit të rasteve të pazgjidhura, duke se konsiderueshëm ka ndikuar se institucionet nuk i kanë zbatuar obligimet që kanë dal nga kontrata kolektive, dhe që qytetarët janë detyruar që të drejtat e tyre t’I kërkojnë përmes rrugëve gjyqësore. Kjo e ka dëmtuar edhe sistemin e drejtësisë dhe e kanë rënduar buxhetin e Republiikës së Kosovës”, tha Shala.

Related Articles