Me sy të nxirë e me syze dielli në ndeshje, çfarë i ka ndodhur Laportës?

Me sy të nxirë e me syze dielli në ndeshje, çfarë i ka ndodhur Laportës?

Presidenti i Barcelonës, ​​Joan Laporta, u shfaq në sadiumin “Spotify Camp Nou” mbrëmjen e së dielës me syze dielli, që më pas u duk se i mbulonin një të nxirë në njërin sy. Kur u takua me presidentin e Valladolidit, Ronaldo Nazario, Laporta hoqi syzet dhe aty u pa nga të gjithë se për çfarë arsye i mbante syzet.

Klubi i katalanasve ka bërë me dije se ka qenë një “aksident në familje”, kur tifozët kanë pyetur për gjendjen e presidentit.

Ndërkohë ndeshja Barcelona-Valladolid u mbyll me rezultatin 4-0, ku protagonist i padiskutuar ishte Robert Lewandowski.

Related Articles