Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi sonte mbrëmjen gala “Më të Mirët 2023”, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Si çdo vit tjetër, edhe sonte nga shtëpia e futbollit shqiptar u zgjodhën më të mirët e vitit.
Ndër çmimet kryesore që u ndanë sonte në të dy konkurrencat ishin “Topi i Artë” e “Këpuca e Artë”.
Çmime pati edhe për trajnerin dhe gjyqtarin e vitit. Gjithashtu u shpall edhe formacioni më i mirë.
Çmimet dhe fituesit:
Vlen të theksohet se pjesë e kësaj mbrëmje u bënë edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.