Me thikë në dorë i riu grabitë marketin në Korçë, merr 100 mijë lekë – VIDEO

Me thikë në dorë i riu grabitë marketin në Korçë, merr 100 mijë lekë – VIDEO

Një person ka kërcënuar me thikë punonjësit dhe ka arritur të marrë 100 mijë lekë në një market në një nga lagjet e qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve 20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar, raporton Topchanel.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe Policia e Shtetit

Njoftimi i Policisë:

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shënim:

Videon mund ta shikoni vetëm nëse jeni mbi 18 vjec dhe keni llogari në YouTube.

Related Articles