“Me VV-në s’bëjmë qeveri, kemi shumë dallime”

“Me VV-në s’bëjmë qeveri, kemi shumë dallime”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka shprehur qartë se partia që ajo përfaqëson dhe VV-ja janë shumë larg një mundësie bashkëqeverisjeje, duke theksuar dallimet e thella mes dy partive.

Në Rtv21, ajo theksoi se PDK-ja nuk hyn në qeveri për të marrë pozita, por për të udhëhequr projekte zhvillimore, dhe se është e pamundur për ta arritur një dakordim për një program të përbashkët zhvillimor.

Sipas Çitakut, nëse VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë mundësia do të kalojë te PDK-ja.

“Jemi shumë të largët. Ne vazhdimisht kemi qenë të kujdesshëm, nuk duam t’i fyejmë qytetarët që e kanë votuar VV-në, por kemi dallime shumë të thella dhe nuk e shohim asnjë mundësi të qeverisim së bashku. Nuk qeveriset për të marrë një pozitë, qeveriset për të udhëhequr një projekt, një platformë. Ne nuk hyjmë në qeveri as për ta bërë dikë kryeministër e as ministër, në qeverisje hyhet nëse beson në një projekt të përbashkët zhvillimor dhe është e pamundur që PDK të dakordohet me VV për një program zhvillimor, por le të vazhdojnë ata, i kanë mundësitë tjera. Nëse nuk e bëjnë qeverinë, për çka ne jemi të sigurt se në rrethanat që jemi nuk munden, dhe le të vijë radha te ne”, tha Çitaku.

Related Articles