Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka debutuar në arenën ndërkombëtare me medaljen e bronztë, të fituar në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, raporton Gazeta “Enigma”.
Në luftën për të bronztën, vashat tona mundën Maltën 70:60.
KOK përgëzon suksesin e basketbollisteve tona, duke e konsideruar një fillim të mbarë në rrugëtimin e gjatë të përfaqësimit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare./Gazeta Enigma/.