Në vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një prej rrugëve kryesore që po përdoret nga emigrantët për të kaluar drejt shteteve të Bashkimit Europian.
Kjo problematikë është ngritur nga media austriake “Heute” e cila përmes një artikulli të publikuar disa ditë më parë ka evidentuar problematikën e trafikut të klandestinëve nga Shqipëria drejt Austrisë.
Emigrantët janë kryesisht nga Arabia. Sipas “Heute” tabulatet telefonike të emigrantëve arabë të mbërritur në Austri, kanë zbuluar se ata kanë shkuar aty përmes kalimit nga Shqipëria.
“Ballkani Perëndimor Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të vizituara nga Nehammer konsiderohen rajone tranzite për emigrantët. Deri më 21 shtator, rreth 700 kërkesa për azil ishin bërë në Shqipëri. Gjatë së njëjtës periudhë, autoritetet morën më shumë se 8,300 refugjatë – shumica e tyre nga Siria, Afganistani dhe Bangladeshi. Prandaj Nehammer thekson: “Krimi nuk njeh kufij kombëtarë, kriminelët veprojnë pa kufij”.
Duke iu referuar Ministrisë së Brendshme, “analizat e të dhënave të celularëve tregojnë se njerëzit nga vendet arabe fluturojnë për në Shqipëri dhe më pas mbërrijnë në Austri”, thuhet në artikullin që e përcjell Abcnews Albania.
“Heute” shkruan se jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova dhe Mali i zi konsiderohen si rajone tranzit për emigrantët e paligjshëm. Të gjithë këto detaje i lidhin edhe me vizitën ta e fundit e ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer, në Ballkanin Perëndimor.
Për herë të dytë këtë vit, Ministri i Brendshëm udhëtoi në Ballkanin Perëndimor nga 28 në 29 Shtator 2021.. Bisedimet me homologët në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi ishin fokusuar mbi të gjitha në luftën kundër kontrabandës së njerëzve, në funksion të situatës aktuale, mbrojtjes së kufirit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm me vendet e Ballkanit.
Gjithashtu artikulli ndalet dhe tek trafiku i drogës. Hute shkruan se Durrësi është kthyer në një nga portet e kalimit të drogës nga Amerika Latine në Evropë përmes kompanive të bananeve. Biznesi i drogës është i kudondodhur në Shqipëri, nënvizon media e huaj. Kanabisi, kokaina dhe emigrantët e paligjshëm, janë 3 arsyet sipas “Hute”, pse qeveria austriake po asiston me ndihmë logjistike dhe përmes trajnimeve Ministrinë e Brendshme shqiptare.
“Porti i Durrësit në veçanti tregon në mënyrë mbresëlënëse sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e kontrabandës dhe krimit të organizuar,” theksoi ministri i brendshëm i PVP Karl Nehammer gjatë vizitës së tij në Shqipëri.