Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë një shkrim të mediumit britanik “Ladbible” kushtuar Ksamilit, të cilin e ka përshkruar si “Maldivet e Evropës”.
Në shkrimin e këtij mediumi thuhet se fshati në bregdetin shqiptar është vetëm tri orë larg Britanisë së Madhe.
“Ka tri plazhe të bukura; Ksamili, Monodendri dhe Gjipe e secili prej tyre ka ujë të pastër blu!
Një TikToker rezervoi një apartament në qendër me dy dhoma gjumi për vetëm 190 £ për gjashtë netë dhe shpenzoi vetëm 5 £ në supermarket për të ushqyer pesë persona. Lirë dhe mirë, më rezervoni një biletë udhëtimi!”, thuhet në shkrimin e “Ladbible”.
E në reagimin e tij, kryeministri shqiptar ka thënë se ky medium po prezanton mrekullinë e detit Jon në rivierën shqiptare miliona ndjekësve të saj, që i kanë plazhet fantastike vetëm 3 orë fluturim larg.