Media britanike: Rënia e kryeministres britanike mund të ndodh brenda javës

Media britanike: Rënia e kryeministres britanike mund të ndodh brenda javës

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet këtë javë, shkruan media britanike “The Mirror”.

Në artikull shkruhet se konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren e vendit, pas vetëm gjashtë javësh në drejtim të vendit.

Katër ditë më parë Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave.

Sipas medies britanike besimi politik i qytetarëve ndaj Truss ka rënë ndjeshëm. Si rrjedhojë prestigjiozja ka zbuluar listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e kryeministres Truss.

Në liste përfshihet kundërshtari i saj për garën e fundit elektorale, Rishi Sunak, por edhe ish-kryeministri i vendit Boris Johnson./abcnews.al/

Related Articles