Mediat në Beograd: Nesër në Serbi nisin gërmime për të kërkuar mbetje mortore të shqiptarëve

Mediat në Beograd: Nesër në Serbi nisin gërmime për të kërkuar mbetje mortore të shqiptarëve

Komisioni qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi ka njoftuar se nesër do të nisë kërkimi në deponinë “Golo Brdo” mes Novi Pazarit dhe Tutinit, nën dyshimet se aty ka mbetje mortore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Kërkimet po kryhen me urdhër të Prokurorisë atje.

Beta raporton se kjo vendndodhje ka qenë kërkesë e delegacionit të Kosovës, të cilën Beogradi e mori përsipër në takimin e Grupit Punues për Personat e Zhdukur.

Related Articles