Asociacioni i Gazetarëvëe të Kosovës ka reaguar pasi gazetarë të mediave në gjuhën shqipe dhe serbe janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, njofton Gazeta Engima.
Sipas raportimeve, deri tek largimi ka ardhur pasi një aktiviste politike ka dashur të flasë në seancë, dhe me përjashtimin e saj janë përjashtuar edhe gazetarët.
“AGK-ja e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që jetojnë në këtë komunë. Kuvendi Komunal, kryesuesi dhe kryetari duhet të kujdesen që të krijojnë kushtet e nevojshme që mediet e interesuara të përcjellin punimet, të papenguar”, thuhet në reagimin e AGK-së. /Gazeta Enigma