Mediat serbe kritikojnë kryeministrin kroat për qëndrimin e tij pro Kosovës

Mediat serbe kritikojnë kryeministrin kroat për qëndrimin e tij pro Kosovës

Pas publikimit të intervistës së kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic, zyra për media e Qeverisë së Kroacisë ka publikuar në web faqen e tyre prononcimin e Plenkovic në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi një javë më parë, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Plenkoviç: Kroacia dhe Kosova veprojnë së bashku në fatkeqësi”, “Plenkoviç: Kroacia dhe Kosova veprojnë së bashku në aksidente”, “Plenkoviç mbi marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Kosovës: Ne qëndrojmë dhe veprojmë së bashku në fatkeqësi”, “Plenkoviç: Kroacia dhe Kosova veprojnë së bashku në fatkeqësi, ne e kuptojmë mirë njëri -tjetrin”, ishin vetëm disa nga titujt që shkruan mediat kroate.

Pos mediave kroate, për intervistën e Plenkoviç, për Albanian Post ka raportuar edhe mediumi serb Novosti.rs që është i afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky mediumin e ka quajtur të “rrejshëm shtetin e Kosovës”, derisa në titull e ka kritikuar kryeministrin kroat për qëndrimit e tij pro Kosovës.

“Plenkoviç bashkëpunon me shtetin e rrejshëm të Kosovës: Kryeministri kroat na kujton veprat e turpshme të Zagrebit ndaj Serbisë”.

Related Articles