Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq “i ka sulmuar serbët më egër se edhe vet Albin Kurti”, shkruan tabloidi serb i afërt me pushtetin aktual në Serbi, “Alo”.
Siç pretendon ky tabloid, “Trajkoviq jo vetëm që ka bërë thirrje për demilitarizim të veriut të Kosovës, por edhe njerëzit “të cilët po luftojnë për Kosovën” i ka quajtur bandë e armatosur, me çka vetëm tregon se është e gatshme t’i sulmojë serbët më ashpër se edhe vet Kurti”.
“Ne kemi nevojë për demilitarizim të veriut të Kosovës dhe izolimin e njerëzve të cilët janë futur për gjoja mbështetjen e sigurisë së serbëve.
Kjo është një bandë e armatosur”, ka thënë Trajkoviq.
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq vlerësoi sot se përveç çështjes së targave, “ka një sërë lëvizjesh të Prishtinës që cenojnë marrëveshjen e Brukselit dhe shtoi se përgjegjësi e madhe i takon KFOR-it dhe paktit të NATO-s, të cilët duhet të jenë garantues të paqes në komunat në veri të Kosovës ku jeton popullata serbe”.
“Nëse Marrëveshja e Brukselit ka vdekur, kjo është humbje për BE-në”, tha Vuçeviq për televizionin B92 dhe shtoi se shpreson që në procesin e zgjidhjes së problemeve në veri të Kosovës, para së gjithash lidhur me kërkesën e Prishtinës për zëvendësimin e targave të Serbisë me Kosovën ato, “nuk do të vije deri të përdorimi i armëve”.
Vuçeviq tha se është “e rrezikshme” që Rada Trajkoviq nga veriu i Kosovës dhe disa politikanë të partive parlamentare opozitare serbe të deklarojnë në “mediat manjate” se “ka disa banda kriminale në veri të Kosovës dhe se kjo është arsyeja që Prishtina po ndërhyn”.
“Dhe nga disa grupe opozitare në Kuvendin e Serbisë, deklarojnë se serbët në veri të Kosovës janë në krye të një klani kriminal. Kjo është një qasje e papërshtatshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese dhe mungesë shqetësimi për popullin dhe vendin e dikujt”, tha Vuçeviq.
Sulmi i Vukçeviqit ndaj Rada Trajkoviqit pason atë të Vojisllav Sheshelit, i cili kërcënoi politikane serbe se do ta ketë fatin e Oliver Ivanoviqit.