Mediat serbe gjatë ditës kanë raportuar se kryeterroristi Milan Radojçiq është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Tash është publikuar nga mediumi serb ‘Telegrafi.rs’ një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori.
Sipas mediumit, me rastin po merret Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.
Ndalimi prej 48-orësh nga autoritetet serbe erdhi pas një sulmi terrorist nga një grup i armatosur rëndë serb, në krye me Radojçiqin në Banjskë të Zveçanit përpara një jave.