Në disa portale dhe rrjete sociale u raportua se Richard Grenell, Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, ka fshirë të gjitha postimet me dhe për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas këtyre raportimeve, në publik u interpretua për një shkëputje të mardhënieve mes dyshes.
Mirëpo për një lajm të tillë ka reaguar menjëherë Grenell.
Ai në rrjetin social X, këto lajme i quajti të rreme dhe se muri i tij në këtë platformë i fshin vetvetiu postimet e vjetra disamuajshe.
“Ky është një lajm i rremë. Muri im fshin të gjitha përmbajtjet pas disa muajve. A keni shikuar që nuk ka arkiv? Duhet ta përmirësoni lajmin tuaj të rremë”, ka shkruar Grenell. /Gazeta Enigma
Mediat serbe raportuan se Grenell i fshiu të gjitha postimet për Vuçiqin, reagon Emisari
