Mediave të huaja që shkruajnë për zhvillimin turistik të Shqipërisë iu bashkuan edhe ato sllovene.
Revista e njohur “City Magazine” ka përpiluar një listë të destinacioneve turistike që janë pak të kushtueshme, por në të njëjtën kohë edhe premtojnë përvoja të paharrueshme.
Në listën e këtyre 10 vendeve është Shqipëria.
E përshkruan si një vend me reliev të thyer, plazhe të pacenuara dhe histori të lashtë që pret për t’u eksploruar. Në artikull revista sllovene sugjeron për lexuesit të vizitojnë qytetin e Beratit që bën pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Për adhuruesit e detit, Shqipëria ofron gjithçka sipas dëshirës së tyre. Udhëtarët mund të gjejnë shumë plazhe me rërë përgjatë vijës sonë bregdetare, duke përfshirë ato të Sarandës, Himarës dhe Dhërmiut. /tvklan