Transmetuesi gjerman RTL ka punësuar një prezantuese ukrainase për të drejtuar një emision të përditshëm lajmesh për të informuar refugjatët në Gjermani.
Transmetuesi komercial tha se Karolina Ashion do të prezantojë një program lajmesh dhjetë-minutësh në gjuhën ukrainase nga e hëna deri të premten drejtuar pothuajse 200,000 njerëzve që kanë mbërritur tashmë në Gjermani nga Ukraina.
Ashion arriti në Gjermani vetëm rreth një javë më parë, pas një udhëtimi të mundimshëm nga Kievi përmes Moldavisë dhe Rumanisë.
Kolegët e saj meshkuj të cilët nuk lejohen të largohen nga Ukraina, janë ende duke transmetuar lajme nga një strehë për bomba në kryeqytetin e vendit.
RTL tha se po planifikon të zgjerojë më tej ofertën e tyre të lajmeve “Ukraine Update” duke punësuar më shumë gazetarë ukrainas.