Që nga kundërsulmet shumë të sukseshme të Ukrainës në shtatorin e hershëm, zyrtarët rusë vazhdimisht kanë përsëritur mundësinë për bisedime të paqes- edhe pasi që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, nënshkruajti një dekret që zyrtarisht refuzonte mundësinë që Ukraina të dialogonte me Vladimir Putinin
Meduza ka mësuar nga shumë burime afër qeverisë ruse që Kremlini ne vazhdimësi ka lobuar drejt liderëve perëndimorë prapa dyerve të mbyllura për të bindur Kievin që të pajtohet për një armëpushim të përkohshëm. Por, sipas burimeve, Putin nuk synon të përfundojë luftën; përkundrazi, kampanja e tij për armëpushim është pjesë e një strategjie të gjerë për të blerë kohë për trajnimin e rekrutëve dhe për të rimbushur furnizimet në mënyrë që të lansojë një “ofenzivë së shkallës së plotë” në shkurt ose mars.
Gjatë javëve të fundit, përfaqësuesit e autoriteteve ruse kanë folur me tone në rritje për mundësinë e negociatave me Ukrainën ose me vendet perëndimore. Bie fjala, me 14 tetor, drejtori i Shërbimit për Inteligjencë të Huaj, Sergey Nayshkin, tha se bisedimet janë të mundura, por vetëm “sipas kushteve të veçanta”, edhe pse ai nuk saktësoi se cilat ishin ato kushte, përcjell Periskopi.
Një javë më parë, me 6 tetor, Zëdhënësja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvienko propozoi që negociatat për “një zgjidhje paqësore të fillonin” qysh “prej kësaj dite”- por vetëm “sipas kushteve të ofruara nga Rusia”.
Vetë Vladimir Putini ringjalli temën e negociatave në mënyrë të ngjashme në mesin e muajit shtator, duke thënë: “Ne jemi duke bërë çdo gjë për të siguruar që kjo të përfundojë sa më parë që është e mundur. Fatkeqësisht, vetëm pala kundërshtare, lidershipi ukrainas, ka bërë të ditur refuzimin për të negociuar. Pala ukrainase ka deklaruar se ajo dëshiron t’i arrijë qëllimet e saj me mënyra ushtarake, siç thonë ata, në fushëbetejë”.
Pala ukrainase ka refuzuar mundësinë e negociatave me Putin disa herë me radhë gjatë muajve të fundit. Në fillim të muajit tetor, presidenti ukrainas, Volodoymyr Zelensky, nënshkruajti një dekret që zyrtarisht deklaronte “pamundësinë e negociatave me presidentin rus, Vladimir Putin”. Ky dekret erdhi si përgjigje ndaj “referendumeve” të mbajtura prej autoriteteve ruse si një hap drejt aneksimit të territoreve ukrainase.
Siç kishte raportuar Meduza më herët, Putin vërtetë është duke shqyrtuar mundësinë e rifillimit të negociatave që kanë stagnuar që nga pranvera e këtij viti. Në ndërkohë, presidenti dëshiron që Rusia të ruajë kontrollin e territoreve në Donbasin e okupuar- dhe as që dëshiron të diskutojë për Krimean”.
Sipas dy burimeve të afërta me Kremlinin dhe një tjetër i afërt me Qeverinë ruse, të cilët folën për Meduzan, pozicioni i Putinit nuk ka ndryshuar. Megjithatë, burimet thonë, autoritetet ukrainase kanë sajuar një “opsion të ri taktik”.
Sipas këtij skenari, në vend se të bindet Ukraina për një marrëveshje të plotë të paqes, Kremlini do të kërkonte një armëpushim të përkohshëm. Liderët rusë besojnë se kjo do të arrihej nëpërmjet negociatave në mes trupave ukrainase dhe ruse- pa përfshirjen e asnjërit prej presidentëve.
Burimet e Meduzas të afërta me Kremlinin gjithashtu thanë se Rusia me gjasë do të ishte e gatshme t’i largonte trupat e saj prej së paku një pjese të krahinës se pushtuar të rajonit ukrainas të Khersonit.
Kirill Stremousov, zëvendës-kreu i autoriteve të mbështetura ruse në rajonin Kherson, veçse ka thënë se “banorët mund të dëshirojnë të shkojnë në rajonet e ndryshme të Rusisë që janë në një distancë të sigurtë larg prej operacioneve ushtarake në mënyrë që të mos pengojnë manovrat ushtarake”. Zëvendës-kryeministri rus, Marat Khusnullin, ka njoftuar se Qeveria do t’i ndihmojë banorët e pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit Kherson për t’u larguar drejt vendeve të tjera dhe se atyre do t’iu mundësohej banimi falas.
“Është shumë e vështirë të mbahet Khersoni tani dhe tërheqja e trupave ruse nga rajoni mund të jetë si një gjest i vullnetit të mirë dhe një hap para për në drejtim të Ukrainës”, tha një burim afër Kremlinit.
Sipas burimeve të kësaj gazete, Kremlini ka tentuar “t’i ndikojë liderët perëndimorë” dhe presidentin turk, Recep Erdogan për “të bindur” Ukrainën t’i kthehet negociatave me Rusinë. Këto burime pretendojnë se Rusia është duke përdorur një “argument të thjeshtë” në komunikimet e saj me liderët e huaj: “Dëmet ndaj civilëve duhet të shmangen”.
Këto bisedimet kanë vazhduar në kohën e bombardimeve të mëdha të qyteteve ukrainase që Rusia i lansoi pas shkatërrimit të Urës së Krimeas me 8 tetor dhe pas kundërofenzivës së suksesshme të Ukrainës në shtator.
Në të njejtën kohë, burimet e Meduzas theksuan se Vladimir Putin nuk ka plane për të përfunduar luftën dhe se ai shpreson të përdorë mundësine e një armëpushimi për të përgatitur një ofenzivë të re. Siç e sheh Putini situatën, armëpushimi do t’ia mundësonte ushtrisë ruse të trajnonte ushtarët e ri të mobilizuar për luftë dhe të rifurnizonte pajisjet e saj ushtarake. Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov nuk iu përgjigj pyetjeve të Meduzas.
Sipas planit të Kremlinit, duke u bazuar sipas burimeve të gazetës, “ofenziva e re në shkallë të plotë” mund të fillojë përafërsisht në shkurt ose në mars të vitit 2023. Kjo do të pasqyronte strategjinë e ushtrisë ukrainase kur aji i shpenzoi disa muaj duke përgatitur ushtarët e mobilizuar para kryerjes së kundërofenzivës së suksesshme në rajonet Kharkiv dhe Kherson.
Në të të njejtën kohë, aq sa dihet, pozicioni zyrtar i Kievit në lidhje me negociatat e mundshme me Moskën mbetet i pandryshuar. “Ne do jemi të gatshëm për negociata me Rusinë, megjithatë jo me Putinin, por me zëvendësuesin e tij”, ka thënë një burim nga zyra e Zelenskyt. Tutje, ai bëri thirrje në drejtim të rusëve për të bërë pjesën e tyre në mënyrë që negociatat të ndodhin më shpejtë: “Rrëzojeni Putinin tuaj deluziv”.
Burimi shtoi se Ukraina për një kohë të gjatë ka qenë mosbesuse ndaj çdo lloj deklarimi- dhe “gjesteve të vullnetit të mirë” nga Rusia: “Ai vazhdon të gënjejë. Putin flet se si ai është i gatshëm për negociata, dhe pastaj lëshon raketa ndaj civilëve. Unë nuk mendoj se do ketë ndonjë armëpushim derisa të gjitha territoret tonë nuk çlirohen”.
Këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak i dha zë këtij sentimenti, duke thënë:
“Çfarë i jep Ukrainës armëpushimi, sipas skenarit rus? Një mundësi për të rregulluar një linjë të re de facto, të ndarjes dhe një vendosje të nxituar të rusëve nga territoret e okupara përkohësisht? Vërtetë mund të besojnë ata se ne pajtohemi me këtë? Veçanërisht kundër sfondit të kundërofenzivës…”
“Një pushim i qartë operacional për njësitë ruse të lodhura brutalisht, në mënyrë që ata së paku të trajnojnë duke u nxituar pak ushtarë të mobilizar dhe të dërgojnë në fushëbetejë burra të lidhur me vdekjen? Për çfarë do të dëshironim ne një gjë të tillë?
Sipas Podolyak, “ky skenar është tërësisht kundër interesit të Ukrainës, kështu që këto propozime- qoftë nëse bëhen publike ose jo- janë jashtë mundësisë”. Podolyak theksoi se Ukraina “është jashtëzakonisht e interesuar” për të mposhtur Rusinë në mënyrë ushtarake: “Sepse vetëm kjo gjë do të na lejonte që vërtetë ta përfundojmë luftën, ta fitojmë mundësinë që në mënyrë brutale t’i ndëshkojmë kriminelët e luftës nëpërmjet rrugëve ligjore dhe në mënyrë indirekte të ndërmjetësojmë lasnimin e një skenari në të cilin sistemi politik rus i vetë Rusisë është i transformuar”.