Mediumi serb e vlerëson si skandal fishkëllimin e himnit të Izraelit nga tifozët në Prishtinë

Mediumi serb e vlerëson si skandal fishkëllimin e himnit të Izraelit nga tifozët në Prishtinë
Si zakonisht, para nisjes së ndeshjes futbollistike u dëgjuan himnet e dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por tifozët e Kosovës brohoritën teksa në prapavijë dëgjohej himni i Izraelit, veprim ky që u kritikua nga mediat izraelite dhe jo vetëm .

Për këtë moment ka raportuar “Telegraf.rs” duke e vlerësuar si skandaloze gjestin e tifozëve në Prishtinë.

Teksa ekzekutohet himni kombëtar Hatikva, anëtarët e ekipit i bëjnë homazhe të paktën 239 pengjeve të mbajtura nga terroristët në Gaza pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, duke e bërë simbolin e gjysmë zemrës për të treguar se zemra nuk është e plotë pa kthimin e tyre.

Related Articles