Mediumi serb thotë se Vuçiq ka angazhuar policë serbë në pension nga Kosova për protestën e 15 marsit

Mediumi serb thotë se Vuçiq ka angazhuar policë serbë në pension nga Kosova për protestën e 15 marsit

Më 15 mars, Aleksandar Vuçiq do të angazhojë policë në pension nga Kosova për të krijuar trazira në Beograd, dhe disa prej tyre tashmë janë nisur drejt Beogradit me një grup njerëzish që do të kalojnë ditët në vijim në Parkun e Pionierëve.

Siç raporton mediumi serb N1, bëhet fjalë për policë të cilët ishin të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, dhe ishin integruar në Policia e Kosovës.

“Të gjithë ata janë ftuar që në ditët në vijim, para 15 marsit dhe protestës së madhe të paralajmëruar të organizuar nga studentët, të jenë në Beograd dhe të vihen në dispozicion të regjimit”, shkruan N1.

Këta pensionistë ishin pjesë e Policisë së Kosovës dhe të njëjtën kohë ish-pjesëtarë të MPB-së së Serbisë.

Sipas mediumit policët e pensionuar tani përveç pensioneve marrin edhe kompensim për pagat që kanë marrë nga Policia e Kosovës, ndërsa ata që kanë qenë të punësuar drejtpërdrejt në polici marrin kompensim financiar edhe nga buxheti i Republikës së Serbisë.

Sipas N1, këta pensionistë marrin kompensim nga shteti serb prej 65.000 dinarë në muaj, ndërsa ish-punonjësit e MPB-së kanë edhe pensione nga 70-80.000 dinarë. Për këtë angazhim shtesë, sipas informacioneve konfidenciale të mediumit, regjimi aktual i Vuçiqit u jep 100 euro në ditë.

Related Articles