Të dielën e 10 gushtit të këtij viti ndodhi një vrasje e trefishtë në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga ky rast mbetën të vrarë babë e bir, argjendar, dhe një person tjetër, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Policia po atë ditë kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin. Pasditen e së dielës Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.
Ndërsa Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në qendër të Gjilanit ende ndodhen në arrati.
Mefail Shkodra sot ka bërë një sqarim publik për të gjithë ngjarjen e 10 gushtit.
Ai përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook ka folur për emra të shumtë, ku edhe ka hedhur akuza të ndryshme drejt tyre.
Për më shumë detaje video:
