Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan

Mefail Shkodra shpallet në kërkim për vrasjet në Gjilan

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia ka njoftuar tutje e ai ende është në arrati.

Gazeta “Enigma” ka raportuar se mesditën e sotme në qendër të Gjilanit ka pasur gjuajtje me armë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur.

Sipas burimeve të gazetës “fajdet” kanë qenë motivi i këtij rasti.

Kujtojmë se Shkodra është i njohur për autoritetet dhe veprimtarinë me të cilën është marrë. Ai vitin e kaluar ishte arrestuar për fajde.

Related Articles