Megan Markle, Dukesha e Sussex, feston sot ditëlindjen e saj të 40 -të, dhe sipas informacioneve që dolën kohët e fundit në publik, festa do të mbahet në shtëpinë e saj me praninë e rreth 60 të ftuarve.
Sidoqoftë, ajo që shënoi këtë ditë ishte veprimi i Mbretëreshës Elizabeth, të cilën Megan sigurisht që nuk e priste.
Në të vërtetë, në faqen zyrtare të Mbretëreshës në rrjetin social Twitter, u shfaqën tri fotografi të Megan me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen Dukeshës së Sussex!”
Dihet mirë që Megan dhe burri i saj Harry nuk janë në marrëdhëniet më të mira me anëtarët e familjes mbretërore, kështu që pothuajse askush nuk e priste këtë kartolinë urimi.
Megjithatë, mbretëresha vendosi të veprojë sikur gjithçka ishte në rregullin më të mirë mes tyre. Thuhet se Megan u befasua, por edhe u zbut kur lexoi mesazhin.