Remzie Osmani: Kënaqësi, një yll si Dua që nuk e harron muzikën shqipe

Remzie Osmani: Kënaqësi, një yll si Dua që nuk e harron muzikën shqipe


Prej rreth dy javësh Dua Lipa së bashku me Anwar, familjen dhe disa prej miqve të saj ndodhet në Shqipëri.

Fillimisht ajo vizitoi kopshtin që po ndërtohet nga fondacioni “Sunny Hill” në Tiranë dhe pas një vizite në Krujë u drejtua drejt jugut.

Tashmë prej ditësh ajo po shijon bukuritë e mrekullueshme të natyrës shqiptare dhe nuk ka ngurruar për asnjë moment t’i ndajë me ndjekësit e saj nga gjithë bota.

Ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto e video nga vendi ynë duke i bërë një super promovim.

Ditën e sotme, super ylli botëror na ngriti zemrat peshë të gjithve kur postoi një video ku shihej me gotë rakije duke kërcyer valle tradicionale, siç e do zakoni.

Konkretisht, ajo po kërcente nën ritmet e këngës shumë të njohur “Qyqek” të Remzie dhe Nexhat Osmanit. Sakaq, ka ardhur edhe reagimi i Remzie Osmanit, e cila e ka ripostuar këtë video në profilin e saj në Instagram, duke  shkruar se është kënaqësi të shohësh një yll si Dua, që nuk harron gjuhën dhe muzikën shqiptare.

Related Articles