Personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike në Elbasan dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysmat do të marrin sot masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Pritet që seanca të zgjasë deri në orët e pasdites.
Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ku shtatë prej tyre janë shpallur në kërkim, ndërsa janë angazhuar 400 punonjës policie, raporton Tch.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.