Meghan Markle dhe princi Harry janë bërë prindër të një vajze

Meghan Markle dhe princi Harry janë bërë prindër të një vajze

Meghan Markle ka sjellë në jetë një vajzë të premten në Kaliforni, ndërsa tash është publikuar lajmi se ajo dhe princi Harry u bënë prindër për herë të dytë.

Vajza është pagëzuar me emrin emri Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor, kurse nëna dhe fëmija tashmë janë larguar nga spitali dhe po ndihen mirë, shkruan BBC.

Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Përveç kësaj, një emër tjetër i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997.

“Më 4 qershor, pritëm në jetë vajzën Lili. Ajo është shumë më tepër sesa mund të kishim pritur ndonjëherë, jemi pafundësisht mirënjohës për të gjithë dashurinë dhe lutjet nga të gjitha pjesët e botës”, kanë thënë Meghan dhe Harry në një njoftim për shtyp.

Çifti tashmë janë prindër të një djali me emrin Archie, i cili ka lindur më 6 maj të vitit 2019.

Kujtojmë se së fundmi, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni. Pasi humbi foshnjën e saj verën e kaluar, ajo vendosi ta mbajë rrezikun në minimum. Për fat të mirë, lindja shkoi mirë dhe lindi një vajzë.

Related Articles